“Dinamon e kemi mundur”, sulmuesi i Egnatias ndez sfidën me “Blutë”: Dua të shënoj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2020 | 22:18

“Dinamon e kemi mundur”, sulmuesi i Egnatias ndez sfidën me “Blutë”: Dua të shënoj

Po afron transferta me Dinamon, ku Egnatia ka si objektiv jo vetëm një paraqitje pozitive, por edhe marrjen e pikëve. Trajneri Eduart Thartori dhe stafi i tij po punojnë më shumë në aspektin sulmues, duke qenë se skuadra ka shënuar pak gjatë këtij kampionati.
mustafaj
Për “Panorama Sport”, sulmuesi Erjon Mustafaj, i pafat në shumë ndeshje, thotë se shpreson ta gjejë golin ndaj Dinamos: “Jemi në një formë të mirë si skuadër, duket edhe në stërvitje. Nga drejtuesit na është kërkuar vazhdimësi dhe duhet të bëjmë gjithçka që të mos humbim pikë në javët e mbetura. Ndaj Burrelit na mungoi fati në disa momente. Gara është e fortë, por Egnatia ka një skuadër të përgatitur dhe duhej të ishte më lart në renditje. Shpresoj shumë ta gjej golin e parë në një ndeshje zyrtare këtë fundjavë, ndaj Dinamos. Këtë kundërshtar e mundëm minimalisht para ndërprerjes së kampionatit nga virusi, edhe këtë herë mund t’i marrim tri pikët, pse jo me golin tim”, tha Mustafaj.

ALDO BUZI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"