Dinamo zgjedh ekip elite, të mërkurën luan miqësore me skuadrën e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2020 | 14:27

Dinamo zgjedh ekip elite, të mërkurën luan miqësore me skuadrën e…

U shpresua shumë se këtë fundjavë do të niste kampionati, por me sa duket pritja e klubeve të Kategorisë së Parë do të vazhdojë. Në këtë situatë, drejtuesit e tyre janë të detyruar të kërkojnë kundërshtarë për miqësore në mesjavë dhe fundjavë, në mënyrë që ekipi të mos humbë formën.

Dinamo

Dinamo ka arritur një marrëveshje me drejtuesit e Vllaznisë për të zhvilluar një miqësore mes tyre në kryeqytet ditën e mërkurë. Në fakt, shkodranët kanë probleme me lojtarët e prekur nga “COVID-19” ditët e fundit, por drejtuesit e Dinamos nuk e shohin si pengesë, përderisa këta lojtarë janë izoluar.

Blutë kanë zgjedhur një kundërshtar nga elita këtë herë për të parë gjendjen në prag të kampionatit. Më parë janë ndeshur me Partizanin, Skënderbeun dhe Tiranën, ndërsa dy miqësoret e fundit i kanë fituar ndaj Vorës dhe Orikut.

FATION RUPI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"