Dinamo vazhdon t’i besojë të rinjve, zyrtarizohet firma me dy lojtarë
Dinamo pas merkatos me shumë afrime që ka bërë, tashmë ka kthyer sytë edhe nga të rinjtë brenda familjes.
Së fundmi nëpërmjet faqes zyrtare, klubi dinamovit ka zyrtarizuar firmën me mbrojtësin 19-vjeçar Kevin Fetishaj.
Ky i fundit vjen nga akademia e Dinamos dhe këtë sezon do të jetë pjesë e ekipit të parë. Lojtari ka firmosur kontratë profesionale me dinamovitët dhe do të jetë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e ardhshëm.
Githashtu është afruar edhe Xhoel Plaku i cili luajti për 6 muaj i huazuar te Tirana B, dhe ka fimrosur kontratë 1-vjeçare me Dinamon. Plaku luan si mbrojtës i majtë dhe ka shkëlqyer në miqësoret e fundit me Dinamon, sidomos në atë kundër Partizanit.
Njoftimi i klubit:
Kevin Fetishaj firmos për Dinamon.
19-vjeçari që luan në mbrojtje, pjesë e akademisë Blu në sezonin e fundit, ka firmosur kontratën profesionale që e mban në familjen Dinamovite edhe në sezonin e ardhshëm.
FK Dinamo vijon t’i besojë të rinjve, duke ndërtuar baza të shëndosha për të ardhmen!
Xhoel Plaku kthehet në shtëpi!
Mesfushori 20-vjeçar ka firmosur ditën e sotme në zyrat e klubit, kontratën që e bën pjesë të ekipit në sezonin e ri.
Plaku është një produkt i moshave Dinamovite, ndërsa rikthehet edhe njëherë pas eksperiencës 6 mujore me skuadrën e Tiranës B.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"