Dinamo u kalon italianëve, Saliaj: Ia shitëm Pontrelit. Presidenti italian: Tani fillon puna e madhe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2020 | 13:54

Dinamo u kalon italianëve, Saliaj: Ia shitëm Pontrelit. Presidenti italian: Tani fillon puna e madhe

Nuk ka më dyshime, Dinamo kalon zyrtarisht në duart e italianëve. Marko Pontreli do të jetë presidenti i ri i 18 herë kamionëve të Shqipërisë. Siç e kishte paralajmëruar edhe më herët “Panorama Sport”, takim i djeshëm do t’i jepte zgjidhje përfundimtare të ardhmes së klubit kryeqytetas. Dhe ashtu ka ndodhur, pasi bisedimet mes ish-drejtuesve dhe drejtuesve të rinj kanë rezultuar frytdhënëse.

Dinamo Pontreli

Ata kanë arritur marrëveshjen dhe pronësia e klubit i ka kaluar tashmë palës italiane, ndonëse para një jave në momentin final diçka nuk shkoi siç duhet dhe plasët polemikat. Lajmi është konfirmuar fillimisht prej zyrtari Ermal Barushi, i cili për tha: “Marko Pontreli është presidenti i ri i Dinamos, tashmë është zyrtare”.

Ish-administratori

Më vonë kontaktuam edhe me vetë ish-administratorin Ismet Salij, për të mësuar diçka më shumë për këtë marrëveshje. Ai ka sqaruar se klubi u është shitur tashmë italianëve, duke shuar çdo lloj paqartësie dhe dhënë fund “zhurmës” së krijuar në ditët e fundit. “Po, klubi i ka kaluar përfundimisht palës italiane”, u shpreh shkurt ish-drejtuesi.

Ismet Saliaj

Presidenti i ri

Nuk kishte si të mos fliste edhe vetë presidenti. Marko Pontreli falënderon ish-drejtuesit që e mbajtën fjalën dhe paralajmëron se tashmë do të nisin gjërat e mëdha dhe serioze për skuadrën e dytë më të titullar në vend. “Një falënderim të veçantë për ish-presidentin Besnik Sulaj dhe zv.presidentin Avni Braçe, të cilët e mbajtën fjalën. Tani fillon puna e madhe dhe serioze”, u shpreh kreu i ri i klubit për “Panorama Sport”. Tashmë që pronësia e klubit kryeqytetas i kaloi italianëve, me shumë mundësi drejtimin teknik e skuadrës do ta rimarrë Fabricio Kamarata. Nëse “pakt” nuk do të kishte, atëherë trajner do të emërohej Igli Allmuça. Ky i fundit u emërua në këtë post prej vetë Ismet Saliajt, por tashmë që klubi është i gjithi në duart e Marko Pontrelit, vendimet sigurisht që i takojnë atij.

SKERDILAID SULOZEQI 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"