Dinamo tenton goditjen e madhe në merkato, blutë arrijnë akordin me futbollistin që ka luajtur në Serinë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2022 | 14:38

Dinamo tenton goditjen e madhe në merkato, blutë arrijnë akordin me futbollistin që ka luajtur në Serinë A

Dinamo po bëhet gati për një goditje të fundit në merkato.

dinamo-1-1-770x470

Një portieri italian është shumë pranë firmës me kryeqytetasit.

“Panorama Sport” mëson se ka një akord mes palëve, por emri mbahet “mister”.

Të tjera detaje që gazeta ka arritur të mësojë janë se portieri është 24 vjeç dhe numëron rreth 20 ndeshje në Serinë A.

Po ashtu, italiani numëron 43 ndeshje në Serinë C, çka do të thotë se ka eksperiencë të konsiderueshme.

Përderisa ka provuar edhe Serinë A, patjetër që duhet të jetë një element me vlera.

Ai ka pranuar të veshë fanellën e Dinamos për vazhdimin e karrierës, duke vlerësuar emrin që ka kjo skuadër në futbollin shqiptar.

Tani mbetet vetëm të zbulohet emri, ndoshta që sot, pasi klubi kryeqytetas ka planifikuar të bëjë prezantimin e të gjitha afrimeve të merkatos së verës.

Kuptohet lehtë se është një lëvizje për perspektivën e Dinamos, pak a shumë si në rastin e Albion Markut, që blutë e kanë blerë nga Lokomotiva e Zagrebit, por që për sezonin aktual duan ta huazojnë në Superiore.

Aktualisht, blutë kanë tre portierë në skuadër, Simon Simonin, Edvan Bakajn dhe Sinan Danin.

Por situata me Simonin mund të ndryshojë nga momenti në moment, sapo të ketë një marrëveshje përfundimtare për shitjen e tij.

Lezhjani ka vetëm pak ditë që është kthyer në skuadër dhe mund të qëndrojë maksimumi deri në janar me blutë.

Për sa kohë do të jetë në skuadër, është ai titullari.

Për t’i paraprirë çdo situate dhe për të mos u gjendur në vështirësi, sidomos në momentin kur të sigurojnë Superioren, blutë duket se kanë vendosur ta përforcojnë sektorin e portës që tani dhe një portier që ka pasur një përvojë në Serinë A, sigurisht që do të jepte garanci.

FATJON RUPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"