“Dinamo, surprizë e grupit tonë”, trajneri i Besëlidhjes: Do të afrojmë disa futbollistë serbë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 25, 2020 | 22:00

“Dinamo, surprizë e grupit tonë”, trajneri i Besëlidhjes: Do të afrojmë disa futbollistë serbë

Besëlidhja nuk shkoi më larg se barazimi në transfertë, ndonëse fitorja ishte detyrim. Këtë e pranon edhe vetë Sinan Bardhi gjatë deklaratës së dhënë pas ndeshjes, teksa thekson se pjesa e dytë iu bë e vështirë.
sinan bardhi
“Udhëtuam vetëm për fitoren, por nuk morëm më shumë se një barazim në këtë transfertë. Në pjesën e parë kemi dominuar lojën dhe arritëm që të shënonim, ndërsa në të dytën patëm vështirësi. Loja ka qenë korrekte. Ne do të vazhdojmë përpara për të realizuar objektivin tonë, që mbetet Superiorja. Si surprizë të grupit tonë mund të konsideroj vetëm Dinamon, që ka stabilitet. Në merkaton dimërore do të ndërhyjmë fort. Do të afrojmë disa futbollistë serbë, që sot (dje) ishin edhe në tribunë”, u shpreh trajneri i skuadrës lezhjane.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"