Dinamo rrezikon rënien, drejtori dhe trajneri italian japin shpresë: Ja si e shpëtojmë sezonin

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Dhjetor 10, 2019 | 18:52

Dinamo Kategoria e pare Të fundit

Dinamo rrezikon rënien, drejtori dhe trajneri italian japin shpresë: Ja si e shpëtojmë sezonin

Një emër i madh si Dinamo, gjendet si mos më keq këtë sezon në grupin A të Kategorisë së Parë. Blutë numërojnë vetëm 5 pikë pas 10 javësh, dhe gjenden të fundit në klasifikim, duke rrezikuar seriozisht rënien një kategori më poshtë.

dinamo

Por, tashmë me presidentin e ri italian, pritet që të ketë një frymë të re në klub, dhe shpresohet shumë për ndërhyrje në janar, që në fund të sigurohet mbijetesa. Në një prononcim për “Top Channel”, janë trajneri Fabricio Kamarata, drejtori Enco Pasareli, si dhe kapiteni Jetmir Sefa, që analizojnë situatën, me shpresën që gjërat do ndryshojnë me merkaton e janarit.

TRAJNERI KAMARATA – Situata sigurisht nuk është e mirë në klasifikim, por unë shoh dëshirë tek ekipi, se do ia dalim të bëjmë mirë këtë sezon që duket tejet i vështirë.

fabricio kamarata

Kushtet janë të mira, dhe duke njohur historinë e Dinamos, më mbetet të them se jam krenar që më është besuar kjo detyrë. Kemi nevojë për ndërhyrje në merkaton e janarit, që të përforcohemi dhe të pretendojmë më shumë.

DREJTORI PASARELI – E njihja që më parë emrin e Dinamos, dhe rëndësinë që ka për futbollin shqiptar. Detyra jonë është ta rikthejmë aty ku i takon, dhe projekti ynë vijon në këtë linjë.

enco pasareli

Presim merkaton e janarit që të realizojmë lëvizje të rëndësishme, që do ndihmojnë trajnerin për të arritur rezultatet. Na duhen fitore dhe ndeshje të mira, sepse vetëm kështu rikthejmë fitoret në stadium.

KAPITENI SEFA – Shpresojmë tani, që me ndryshimin e bërë në klub, me ardhjen e presidentit të ri, dhe me shpresën e janarit në merkato, besoj se do ia arrijmë qëllimit të mbijetojmë për momentin. Shpresoj që edhe drejtuesit italianë të sjellin një eksperiencë tjetër në Shqipëri.

jetmir sefa

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com