Dinamo rigjen Skënderbeun pas 9 vitesh, Barushi: Dua një derbi me Partizanin në gjysmëfinale, ja ku do të luajmë ndaj korçarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2021 | 11:54

Dinamo rigjen Skënderbeun pas 9 vitesh, Barushi: Dua një derbi me Partizanin në gjysmëfinale, ja ku do të luajmë ndaj korçarëve

Dinamo dhe Skënderbeu, do të përballen sërish pas plot 9 vitesh në një ndeshje zyrtare. Goglat i vunë përballë ditën e sotme këto 2 skuadra në raundin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë, ku skuadra kryeqytetase do të jetë pritëse. Kjo sfidë me shumë gjasa do të zhvillohet në kompleksin Internacional në Pezë-Helmes, kjo gjë u konfirmua nga administratori i bluve, Ermal Barushi, i cili në prononcimin për mediat, u shpreh:

bARUSHI

“Jemi të kënaqur që kthejmë Dinamon në këtë nivel. Gjithsesi, kjo përballje i ka munguar kampionatit dhe këtyre dyja skuadrave prej 9 vitesh. Shorti mendoj që është një short i mirë. Shpresoj dhe them që me pak vështirësi mund ta kalojmë.

Ne e kemi objektivin që të vazhdojmë, t’i marrim ndeshjet një e nga një, pavarësisht se jemi ekip i Kategorisë së Parë. Shpresojmë që të shkojmë në gjysmëfinale. Mendoj që shorti ishte i mirë për ne. Jam shumë i kënaqur që në qoftë se do të arrinim në gjysmëfinale, të kthenim një derbi Dinamo-Partizani.

Ka 9 vite që ndeshja Dinamo-Skënderbeu nuk bëhet më, unë kam qenë faktor në fushën e futbollit, mendoj që është një ndeshje interesante. Edhe ky niveli i Kupës mund të bëhet në Pezë-Helmes, në kompleksin Internacional. Në gjysmëfinale dhe finale, përcaktohet nga stadiumi tjetër”, u shpreh Barushi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"