Dinamo ra zyrtarisht nga kategoria, Vanoli surprizon me deklaratën: Nuk kam për çfarë t’i kritikoj lojtarët, ndjej keqardhje për Skukën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2022 | 19:51

Dinamo ra zyrtarisht nga kategoria, Vanoli surprizon me deklaratën: Nuk kam për çfarë t’i kritikoj lojtarët, ndjej keqardhje për Skukën

Trajneri i Dinamos, Rodolfo Vanoli, foli pas humbjes ndaj Kukësit, që solli edhe rënien matematikisht nga Superiorja, teksa në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli” u shpreh:

bandicam 2022-05-14 19-48-22-412

“Që kur kam ardhur unë, paraqitjet e ekipit kanë qenë të larta. Falenderoj lojtarët sepse më dhanë gjithçka dhe nuk kam për çfarë t’i kritikoj.

I dimë limitet që kemi pasur. Lojtarët kanë dhënë maksimumin. E vetmja gjë që më vjen keq është largimi i Skukës, e kishim pjesën e parë do të doja ta kisha pjesë të skuadrës.

Vazhdojmë të jemi të karkiuar, po vazhdojmë të mendojmë që tani për sezonin tjetër. Edhe në ndeshjet në vazhdim, të gjithë e dinë që duhet të japin maksimumin”, u shpreh Vanoli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"