Dinamo punon në heshtje për ekipin e 2020-ës, ja lëvizjet që pritet të bëhen në skuadër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 29, 2019 | 16:47

Dinamo punon në heshtje për ekipin e 2020-ës, ja lëvizjet që pritet të bëhen në skuadër

Drejtuesit e rinj të Dinamos janë të angazhuar maksimalisht për ta transformuar ekipin për gjysmën e dytë të kampionatit. Ata po punojnë në heshtje për të mbyllur marrëveshjet me lojtarët që do të vishen blu ditët e para të janarit.DINAMO

Merkato është e fokusuar në dy fronte, brenda dhe jashtë vendit. Gazeta mëson se nga jashtë do të vijnë 4 lojtarë të roleve të ndryshme, të cilët do t’i bashkohen sulmuesit N’Diaje, i ardhur në ekip prej kohësh, por që nuk mundi të federohej për të luajtur në ndeshjet e fundit. Nga ana tjetër, me Dinamon pritet të bashkohen edhe disa lojtarë të njohur të Kategorisë së Parë, me të cilët është biseduar paraprakisht.

Bëhet fjalë për lojtarë me përvojë që do të udhëhiqnin skuadrën në pjesën e mbetur të sezonit. Edhe pse blutë mbajnë vendin e fundit në Grupin A dhe luftojnë për mbijetesë, sërish emri i Dinamos i josh lojtarët vendës, aq më tepër tani që në krye të saj ka ardhur një kompani italiane dhe financat janë të garantuara.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"