Dinamo “pa krahë”, reagon zyrtari i klubit: Situata është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2020 | 17:09

Dinamo “pa krahë”, reagon zyrtari i klubit: Situata është…

Zyrtari i Dinamos Ermal Barushi përgënjeshtroi lajmet e prishjes së bashkëpunimit të presidentit të klubit blu Besnik Sula me investitorët italianë dhe largimit të trajnerit Fabricio Kamarata dhe stafit teknik.

Barushi

Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të Dinamos, Barushi thekson se po përpiqet të krijohet një atmosferë e dëmshme në kampin kryeqytetas për t’u shpërndruar nga kampionati.

Ditën e sotme, “Panorama Sport” publikoi lajmin e prishjes së bashkëpunimit mes presidentit të Dinamos Sula dhe palës italiane. Ndërkohë nga skuadra janë larguar 3 futbollistët Muça, Sefa dhe Alcani për shkak se nuk ishin paguar nga klubi, por vetë klubi e përgënjeshtroi akuzat e ish-futbollistit Jetmir Sefa.

Deklarata e Ermal Barushit:

Duke marrë shkas nga lajmet e publikuara sëfundmi në media, F.K Dinamo dëshiron të bëjë me dije së pari të gjithë tifozët Blu,
opinionin sportdashës dhe median se situata në ekip është e qetë dhe se të gjithë janë të përqendruar vetëm në ndeshjen e rradhës.

Duhet të kuptojmë që të tilla lajme të përhapura me ose padashje përpara një ndeshje tepër të rëndësishme, ndikojnë vetëm negativisht në qetësinë e grupit, lojtarëve dhe të stafit teknik.

Duke falenderuar edhe njëherë tifozët dhe grupin ultras për mbështetjen, kërkojmë që edhe njëherë të jemi të gjithë bashkë, në krijimin e një fryme pozitive dhe të japim mbështetjen maksimale për skuadrën.

12121212

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"