Dinamo ose Devolli me ngjyra bardhekuqe, ja dy variantet e Takajt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2019 | 19:01

Dinamo ose Devolli me ngjyra bardhekuqe, ja dy variantet e Takajt

Takimi i djeshëm ka shërbyer në Korçë për të njohur dhe për të marrë mendimin e tifozërisë së qytetit juglindor rreth projekteve që klubi aktual po mendon për të ardhmen.

Devolli

Prapaskenat e këtij plani “Panorama Sport” i ka paraprirë para disa ditësh. Nëse në Korçë po zien fakti që të ngrihet një klub i ri dhe futbolli në këtë qytet të vijojë të jetë aq i suksesshëm, një gjë e tillë do të marrë zgjidhje shumë shpejt. Në kushte të tilla variantet janë disa… Fillimisht qëndron opsioni për të blerë ekipin e Dinamos, me Lutfi Nurin president dhe Ardjan Takajn në bordin drejtues të klubit në cilësinë e bashkëpresidentit.

Kjo do të ishte një zgjidhje që ngushton diferencën e viteve të pritjes, pasi me Dinamon do të luhej menjëherë në Superiore dhe ndeshjet ekipi do t’i zhvillonte në Korçë. Por, një strategji e tillë ka risk të madh. Nga ana tjetër ekziston edhe një mundësi tjetër për të marrë një ekip ndoshta të zonës së Korçës, si Devolli më i mundshmi, për shkak të kategorisë apo edhe Maliqi dhe për ta kthyer në ekip rajonal që do të përfaqësonte të gjithë qarkun e Korçës dhe mbi të gjitha që do të ecte në gjurmët e Skënderbeut.

Nëse merret Devolli ose Maliqi, klubit mund t’i ndryshonte emri dhe ngjyrat e fanellës, të ngjashme me Skënderbeun. Të gjitha këto janë hipotezat e mundshme të një zgjidhjeje që Takaj është duke studiuar për të vijuar futbollin në nivele të larta për juglindjen. “Akademia Skënderbeu” do të ishte një zgjidhje e përqafuar nga të gjithë edhe për shkak të emrit të klubit satelit që do të mbante. Gjithsesi, pritet që ditën e sotme ose maksimumi brenda kësaj jave, Takaj të dalë me një vendim zyrtar rreth zgjedhjes që do të bëjë. Kjo, edhe për vetë faktin se fillimi i kampionatit është te dera dhe përgatitjet duhet të jenë drejt fundit me fillimin e muajit gusht.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"