Dinamo nuk ndalet në merkato, siguron një mbrojtës dhe priten dy sulmues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Janar 18, 2020 | 12:11


Dinamo nuk ndalet në merkato, siguron një mbrojtës dhe priten dy sulmues

Me objektivin për të qëndruar në Kategorinë e Parë, Dinamoja ishte e detyruar për një ndërhyrje rrënjësore në merkaton e dimrit, pasi gjysmën e parë të sezonit me grupin që kishte e mbylli në vend të fundit.turhani

Diçka e pritshme, pasi ishin vetëm lojtarë të rinj, ndërsa me ndryshimin e drejtuesve po bëhen të gjitha përpjekjet për ta transformuar skuadrën. Thuajse çdo ditë te blutë ka pasur lëvizje lojtarësh. Ka pasur disa largime, ndërkohë që zyrtarisht janë afruar N’Diaje, Dovidio, Kuka, Zylyftari dhe Kolgega, por drejt firmës me blutë janë edhe dy lojtarë të tjerë, mbrojtësi Xhuljan Turhani dhe mesfushori afrikan Isiaga Kamara.

Ky i fundit, ashtu siç gazeta bëri të ditur në numrin e djeshëm, u stërvit disa ditë te Besa dhe u përfol si një përforcim i kavajasve, por, në fakt, do të jetë pjesë e Dinamos në vazhdim të këtij kampionati. Bashkë me të mund të vijë te blutë edhe ndonjë afrikan tjetër që gjithashtu ka qenë pjesë e Besëlidhjes. Edhe me mbrojtësin elbasanas të Turbinës, Turhani, është arritur marrëveshja dhe pritet vetëm zyrtarizmi.

Afrimet e fundit të skuadrës së trajnerit Kamarata pritet të jenë dy sulmues dhe që të dy do të vijnë nga jashtë, ku njëri është i ri në moshë, ndërsa tjetri ka një përvojë disavjeçare. Deri në fund të javës së ardhshme mendohet se skuadra do të jetë e kompletuar në çdo repart.

S.Sulozeqi




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com