Dinamo nuk ndalet në merkato, do të afrohen edhe 4 futbollistë të tjerë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2020 | 19:36

Dinamo nuk ndalet në merkato, do të afrohen edhe 4 futbollistë të tjerë

Merkatoja e Dinamos nuk është mbyllur. Gazeta mëson se skuadrës së trajnerit Kamarata pritet t’i bashkohen edhe katër futbollistë të tjerë, mes të cilëve edhe një sulmues.dinamoooo

Drejtuesit e bluve janë duke parë të gjitha alternativat dhe me shumë mundësi sulmuesi do të vijë nga Italia. Në shënjestër është lojtari i një skuadre të njohur në Serinë B, por emri nuk bëhet i ditur, pasi marrëveshja nuk është mbyllur ende.

Gjithashtu, drejtuesit e Dinamos po shohin mundësinë për të marrë në huazim lojtarë nga ekipe të Superiores apo të Kategorisë së Parë. Ditët në vazhdim do të mësohen edhe emrat e katër lojtarëve që do të përforcojnë blutë para mbylljes së merkatos.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"