EKSKLUZIVE/ Dinamo nuk ndalet në merkato, arrihet marrëveshja për sulmuesin 22-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2021 | 14:25

EKSKLUZIVE/ Dinamo nuk ndalet në merkato, arrihet marrëveshja për sulmuesin 22-vjeçar

Përveç portierit Romeo Harizaj, pritet që nga Apolonia te Dinamo të afrohet edhe sulmuesi i krahut, Rimal Haxhiu. Ky i fundit u afirmua në Kategorinë Superiore dy sezone më parë kur ishte pjesë e Luftëtarit.

rimal haxhiu

Ndërsa në kampionatin e fundit luajti për fierakët dhe në aspektin personal bëri një sezon të mirë, paçka se Apolonia shpëtoi dot nga rënia. “Panorama Sport” zbulon se drejtuesit e dy klubeve: Bardhi i Dinamos dhe Kokëdhima i Apolonisë, kanë gjetur marrëveshjen që Haxhiu të luajë për blutë në sezonin e ri.

Ashtu si Harizaj, edhe 22-vjeçari nga Fushë-Kruja është nën kontratë me fierakët dhe pa marrë miratimin e klubit, nuk mund të transferohet në një klub tjetër. Ndërkohë, gazeta mëson se afër bluve është edhe qendërmbrojtësi që mbylli sezonin tek Apolonia, Elian Sota, i cili ka ofertë edhe nga Tirana.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"