“Dinamo nuk i meritonte humbjet e fundit”, Haxhiu pranon gabimet: Fitohet vetëm nëse shënon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2022 | 19:13

“Dinamo nuk i meritonte humbjet e fundit”, Haxhiu pranon gabimet: Fitohet vetëm nëse shënon

Rimal Haxhiu ka qenë një ndër lojtarët më të spikatur të Dinamos në këtë sezon. Me lojën e tij, mesfushori ka rënë shpesh në sy si një alternativë mjaft interesante në fazën ofensive. Por ai ka pranuar për “SuperSport” se paraqitjet individuale në këtë edicion e ngushëllonin shumë pak, pasi nuk ishin arritur objektivat me Dinamon që po bie nga kategoria, duke bërë të paqartë edhe të ardhmen e tij.

rimal haxhiu

“Jam i lumtur për performancat e mia, por mendoj se në këto momente që ndodhemi, vlen vetëm që janë vetjake. Kam bërë ndeshje të mira por nuk kam shënuar dhe ndeshjet fitohen kur shënon.

Ne gjithmonë kemi besuar dhe jemi futur në fushën e lojës për të dhënë më të mirën dhe për t’u munduar të fitojmë ndeshjet. Dihet që loja i ka të tre rezultatet e jemi futur gjithmonë për të dhënë maksimumin dhe këtë nuk e mohon askush. Kemi bërë ndeshje shumë të mira në fund e nuk e meritonim të humbnim, por ky është futbolli dhe vazhdojmë përpara.

E ardhmja? Do pres të mbarojë sezoni e të shohim çfarë do të bëjmë. Por do të përpiqem të jap maksimumin për ekipin dhe për veten time deri në fund”, tha Haxhiu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"