Dinamo nuk fal në miqësore, të besuarit e Kamaratës fitojnë me “poker” golash

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2020 | 16:13

Dinamo nuk fal në miqësore, të besuarit e Kamaratës fitojnë me “poker” golash

Dinamo nuk ka falur në miqësore, teksa ka mposhtur me shifrat e thella 4-0 Orikun. Skuadra kryeqytetase e ka dominuar sfidën nga fillimi deri në fund, teksa këtë e tregon edhe rezultati në fund.

DINAMO ORIKU

Afrimi i kësaj vere, Mustafa Xhixhiua realizoi dopietë në minutat 21’ dhe 35’, teksa dy golat e tjerë u shënuan nga Pontreli në minutën e 48’ dhe Jaupaj në minutën e 90’.

Kamarata vazhdon të përgatisë dhe të shikojë gjendjen e lojtarëve çdo ditë, në prag të fillimit të kampionatit, i cili pritet të startojë pas ndeshjeve të kombëtareve. Dinamo ka bërë afrime të shumta në merkato, ku objektiv është ngjitja në Superiore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"