Dinamo nis stërvitjen, vetëm 6 lojtarë në dispozicion të trajnerit Allmuça

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2017 | 18:46

Dinamo nis stërvitjen, vetëm 6 lojtarë në dispozicion të trajnerit Allmuça

Dinamo ka nisur dje stërvitjen, e cila ka konsistuar me vrapime nga Kodrat e Liqenit dhe ushtrime të lehta fizike. Trajneri Igli Allmuça ka thirrur dhe ka pasur në dispozicion vetëm gjashtë futbollistë, Ymer Shabën, Kevin Myslimin, Elvi Bogdanin, Ilir Allmuçën, Albert Cacën dhe Janin.

Dinamo

Pritet edhe Valentino Murataj që të kthehet nga Italia. Edhe pse janë shumë pak lojtarë deri tani në dispozicion, trajneri dhe administratori Ismet Saliaj nuk janë aspak të shqetësuar, pasi është ende herët për të pasur sasi lojtarësh, pasi janë dhe pushimet verore, por nga ana tjetër janë vetë drejtuesit që nuk e duan një gjë të tillë.

Allmuca

Strategjia e këtij viti futbollistik dhe e kësaj merkatoje verore do të jetë ndryshe. Trajneri Allmuça ka lajmëruar kolegët e tij në disa prej akademive të rëndësishme të skuadrave të kryeqytetit, të cilëve u ka bërë me dije se Dinamo kërkon të marrë tre-katër futbollistë të rinj, të cilët do provohen dhe nëse bindin, atëherë do t’u ofrohet kontratë. Pritet që të enjten të provohen më shumë se 20 lojtarë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"