Ferraj te Dinamo, firmos për një vit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2014 | 9:30

Ferraj te Dinamo, firmos për një vit

FerrajDinamos i rikthehet “garda e vjetër”. Pas Erjon Xhafës, Jozef Thanës e Johanc Duqit, dje ka firmosur një kontratë 1-vjeçare për blutë Nertil Ferraj. Pas nënshkrimit, ai ka premtuar maksimumin për Dinamon, me qëllim realizimin e synimit. “U largova në një moment të vështirë për skuadrën, megjithatë me rikthimin tim premtoj maksimumin që ta çoj atje ku unë e kam lënë. Projekti i drejtuesve dhe puna e stafit teknik më bindën që të përzgjidhja këtë skuadër. Pata oferta të ndryshme si në Superiore ashtu edhe në Kategorinë e Parë, por preferova të rikthehem te Dinamo. Mendoj se do të bëjmë një prezantim serioz këtë vit në Kategorinë e Parë, ku synimi ynë mbetet ngjitja në Superiore. Jemi një grup i mirë lojtarësh dhe kemi harmoni mes njëri-tjetrit, çka mendoj se do të reflektohet edhe në ditët në vijim”, përfundoi Ferraj.
Kontratat – Çështja e kontratave është drejt përfundimit te blutë. Kanë firmosur lojtarët titullarë, ndërsa pritet dhe firma e nigerianit, Feliks Udoh, së bashku me disa futbollistë të rinj në moshë dhe premtues për të ardhmen. Kështu, Dinamo në prag të kampionatit duket e konturuar dhe e gatshme për sfidën e parë kundër Luftëtarit. Ndërkohë blutë kanë zhvilluar dje dy seanca stërvitore.
Erjon Hamitaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"