Dinamo në kërkim të një portieri, “projektohet” lojtari i Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2020 | 9:56

Dinamo në kërkim të një portieri, “projektohet” lojtari i Superiores

Dinamo nga dje është vënë në kërkim të një portieri, pasi Klajdi Kuka, i cili mbrojti portën blu në pjesën e dytë të sezonit që shkoi, ka vendosur të luajë për Besën.

MIRAKAA

Një këst i dhënë në dorë nga drejtuesit kavajas duket se e ka joshur Kukën të bashkohet me Besën. Gazeta mëson se në listën e drejtuesve të Dinamos janë disa emra, me në krye Festim Mirakën, një portier me shumë përvojë në kampionatin shqiptar.

Sezonin e fundit është aktivizuar me Bylisin në Superiore, kurse më parë ka veshur fanellat e Luftëtarit, Lushnjës, Besës dhe Pogradecit. Emra të tjera janë Laço, i cili ka qenë edhe më parë pjesë e skuadrës kryeqytetase, por edhe Kodra.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"