Dinamo ndien rrezikun, apel FSHF-së: Mos merr vendim në tavolinë duke rrëzuar katër klube emblemë si…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2020 | 23:34

Dinamo ndien rrezikun, apel FSHF-së: Mos merr vendim në tavolinë duke rrëzuar katër klube emblemë si…

Klubi i Dinamos është shprehur kundër mbylljes së parakohshme të sezonit në Kategorinë e Parë dhe Superiore duke çuar në rënien nga këto kategori të skuadrave të vendeve të fundit.
DINAMO
Në një komunikatë për shtyp, “Blutë” theksojnë se nuk ekziston në protokollin e UEFA-s një udhëzim për ndalimin e kampioneteve për shkak të COVID-19. Sipas 18-herë kampionëve të Shqipërisë, në shumë vende të botës, ku vendosën të mbyllnin para kohe kampionatin për shkak të koronavirusit, nuk u rrëzuan klubet nga kategoritë e futbollit.

Në përfundim, Dinamo i bën thirrje FSHF-së të mos penalizojë Flamurtarin, Luftëtarin, Elbasanin dhe vetë Dinamon të zbresin një divizion më poshtë.

Deklarata e Dinamos:

Këto ditë, në media dhe portale po qarkullojnë lajme e formula të ndryshme rreth vazhdimit ose mbylljes së kampionateve të futbollit në vendin tonë.
Përtej situates së veshtirë që po kalon futbolli dhe FK Dinamo në vecanti, edhe për efekt të renditjes, duam të sigurojmë tifozët që pavarësisht shqetësimit, sëbashku do ta sigurojmë qendrimin në kategori dhe me mbylljen e edicionit do të fillojmë një faqe të re ku objektivi i vetëm do të jetë arritja në Superligë.
Në referencë të ndonjë shkrimi, i’u bëjmë me dije se nuk ka ndonjë rregullore të veçantë nga Uefa për përcaktimin e garës në kampionatet që mbyllen për efekt të situatës së krijuar nga COVID-19.
Të gjitha vendimet janë objekt i vendimarrjes së organizatorit të garës në vendet respektive (këtu, Fshf). Duhet të shtojmë që vetëm Liga Franceze e futbollit mori një vendim mbas ndërprerjes, për të ndarë titullin dhe zbritjen e dy ekipeve me një kategori më poshtë, ku distanca e pikëve me vendin e tretë ishte mbi 10 pikë diferencë, (dhe dy ekipet po i drejtohen gjykatave sportive). Të gjithë kampionatet e tjerë të ndërprera kanë stopuar renditjen aktuale por pa zbritur ekipe në kategoritë më të ulëta. Kemi edhe shembullin e federatës Argjentinase, ku pas ndërprerjes mori një vendim, ku për dy edicione rradhazi të mos ketë zbritje të ekipeve nga kategoritë. Aktualisht formula e kategorisë së parë, me mbylljen e play-out në të dy grupet A/B, zbret nga dy ekipe në secilin grup dhe ekipi i tretë nga fundi i grupit A/B bën një ndeshje për play-out, me skuadrën e renditur e dyta, në grupin përkatës së kategorisë së dytë.
Të jemi bashkë dhe të mbështesim ekipet që kanë bërë histori në futbollin Shqiptar! FK Dinamo, Flamurtari, Elbasani e Luftëtari janë emblema të futbollit në vend. Sporti dhe në veçanti Futbolli, nuk është vetëm komercial por dhe një histori e brezave ku të gjithë duhet t’i japim mbështetje!

-FK Dinamo Tiranë

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"