Dinamo mund Vorën, por trajnerin Kamarata nuk e bind e mbrojtja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2020 | 22:08

Dinamo mund Vorën, por trajnerin Kamarata nuk e bind e mbrojtja

Dinamo mundi 2-1 Vorën në miqësoren e radhës, që u zhvillua ditën e shtunë në Pezë-Helmës. Trajneri Fabricio Kamarata kërkon që skuadra të jetë sa më e impenjuar, ndaj dhe e kërkoi këtë miqësore. Madje, ai nuk i ka lënë asnjë ditë pushim të tijtë, duke i nxjerrë në stërvitje edhe të dielën.
120603569_10164390716675416_5087644082943591046_o
Në miqësoren me Vorën luajti nga minuta e parë edhe afrimi i fundit i bluve, sulmuesi Ardit Jaupaj, i cili mbyll merkaton e kryeqytetasve. Blutë e dominuan ndeshjen, bënë diferencën me kundërshtarin, duke krijuar shumë raste për shënim, por stafi teknik nuk është shumë i kënaqur me lojën mbrojtëse të skuadrës, ku duhen përmirësuar disa gjëra para fillimit të kampionatit.

Golat për Dinamon u shënuan në pjesën e parë nga braziliani Da Silva, i cili mori një pasim të saktë në zonë nga Xhixhua, dhe në pjesën e dytë nga i riu Mhillaj, i futur në fushë si zëvendësues. Ai goditi saktë me kokë pas një krosi nga këndi.

Trajnerët Kamarata dhe Çani aktivizuan në pjesën e dytë të gjithë  lojtarët që kishin në dispozicion. Për Vorën ishte Mziu ai që shënoi golin e vetëm në fundin e ndeshjes. Blutë nuk kishin të gatshëm për shkak dëmtimesh sulmuesit Uelber dhe Alillari, si dhe mesfushorin e ri Mikoli. Që të tre janë në fazë riaftësimi dhe pritet që së shpejti t’i bashkohen grupit në stërvitje. Edhe gjatë kësaj jave pritet që blutë të luajnë të paktën një miqësore dhe nuk përjashtohet mundësia për t’u ndeshur me një kundërshtar nga Superiorja.

MIQESORE

A.DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"