Dinamo me sytë nga akademia, Shkëmbi i beson sulmin një 19-vjeçari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2021 | 22:56

Dinamo me sytë nga akademia, Shkëmbi i beson sulmin një 19-vjeçari

Françesko Daija është një nga lojtarët më të rinj që po merr minuta nga trajneri Bledi Shkëmbi.

dinamo derbi

Edhe në derbin e djeshëm ai jo vetëm u aktivizua në vend të sulmuesit kryesor Çinedu, por iu besua edhe një penallti, të cilën sulmuesi lezhjan e ktheu në gol.

Daija është një futbollist me parametra të admirueshëm fizikë dhe luan me Dinamon U-21, por Shkëmbi e pëlqen dhe së fundi po i jep më shumë minuta. Në kampin blu e konsiderojnë një element mjaft premtues.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"