Dinamo me plane të qarta për të ardhmen, zyrtarizohet firma me mbrojtësin 20-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2020 | 15:06

Dinamo me plane të qarta për të ardhmen, zyrtarizohet firma me mbrojtësin 20-vjeçar

Dinamo ka rinovuar me mbrojtësin Endri Reçi. 20-vjeçari do vazhdojë të qëndrojë me blutë edhe për sezonin tjetër.

Dinamo

Reçi u afrua vjet si një lojtar me prespektivë, duke fituar vendin e titullarit. Dinamo pas shumë sezonesh në kategorinë e parë, tashmë kërkon të ngjitet në Superiore.

Njoftimi i Dinamos në rrjetet sociale:

“Endri Reçi do të vijojë të jetë pjesë e Dinamos edhe në sezonin e ri.
Mbrojtësi 20-vjeçar ka rinovuar ditën e sotme pranë zyrave të klubit blu, kontratën që e mban Dinamovit edhe në vazhdim.
Reçi u afrua sezonin e shkuar si një mbrojtës i ri me perspektivë, ndërsa me paraqitjet e tij fitoi një fanellë titullari, duke shpërblyer besimin e stafit Dinamovit.”

dinamo

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"