Dinamo, me 3 mungesa të sigurta për derbin në Kupën e Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2021 | 19:54

Dinamo, me 3 mungesa të sigurta për derbin në Kupën e Shqipërisë

Stafi teknik i Dinamos ka shpresuar shumë që në periudhën pas ndërprerjes së kampionatit të rikuperonte lojtarët e dëmtuar, por sërish skuadra do të ketë mungesa në derbin e nesërm me Tiranën.

SEFERI SILJANOVSKI DINAMO TIRANA

Nga ndeshja e fundit në kampionat, po ndaj këtij kundërshtari, blutë kanë rikuperuar mbrojtësin Aleksandar Sofranak, ndërkohë që edhe Edis Maliqi është pothuajse gati për trajnerin Shkëmbi. Me grupin nuk janë bashkuar ende Rimal Haxhiu, Lancinet Sidibe dhe portieri Harizaj, që do të thotë se janë mungesa të sigurta për ndeshjen e kthimit me Tiranën.

Pa përmendur këtu edhe mungesën e sulmuesit Mario Gjata, i dëmtuar që në momentin që u bë pjesë e Dinamos. Ditët e fundit, trajneri Bledi Shkëmbi është marrë më shumë me përgatitjen taktike.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"