Dinamo luan nesër ndaj Kastriotit, trajneri i bluve merr lajme të mira

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2020 | 13:21

Dinamo luan nesër ndaj Kastriotit, trajneri i bluve merr lajme të mira

Dinamoja luan nesër ndeshjen e radhës me Kastriotin në Fushë-Krujë. Ndeshje e vështirë, pasi krutanët kërkojnë ngjitjen në Superiore, ndërsa kryeqytetasit qëndrimin në Kategorinë e Parë. 

dinamoooo

Trajneri Kamarata ka marrë lajme të mirë nga mjekët e ekipit për mbrojtësin italian Niko Paterni, i cili konsiderohej mungesë e sigurt, por dëmtimi ka rezultuar më i lehtë dhe ai pritet të jetë i gatshëm ndaj Kastriotit.

Sakaq, në FSHF është konfirmuar se kapiteni Erxhan Muça ka tre kartonë të verdhë dhe jo katër. Kështu, edhe ai është gati për të luajtur nesër. Blutë pritet të bëjnë sot një mbledhje me administratorin Marko Pontreli.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"