Dinamo kërkon rikthimin në Superiore, 7 afrime për një skuadër pretendente

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2020 | 23:50

Dinamo kërkon rikthimin në Superiore, 7 afrime për një skuadër pretendente

Sezonin e ardhshëm, në radhët e skuadrave pretendente pritet të jetë edhe Dinamoja. Blutë nuk do të jenë më një skuadër mbijetese, por një pretendente reale për rikthimin në Superiore. Tashmë presidenti Marko Pontreli dhe stafi i tij kanë mundësinë të ndërtojnë vetë skuadrën e re dhe puna ka kohë që ka nisur.

dinamo terbuni

BARUSHI – Administratori i Dinamos, Ermal Barushi, tregon për “Panorama Sport” se në planet e drejtuesve është rinovimi me pjesën më të madhe të lojtarëve të sezonit të fundit, por edhe 6-7 afrime, ku njëri prej tyre mund të bëjë bujë në futbollin shqiptar.

“Pasi kemi mbyllur me sukses sezonin që shkoi, duke e mbajtur Dinamon në Kategorinë e Parë, po punojmë për skuadrën e sezonit të ardhshëm, që sigurisht që do të jetë ndryshe. Puna e parë është që të rinovojmë me shumicën e lojtarëve që kemi dhe po bisedojmë me ta për një bashkëpunim të ri. Patjetër që do të bëjmë afrime në merkato, kemi menduar të marrim 6-7 lojtarë për të përforcuar grupin.

Ata do të jenë nga kampionati ynë, lojtarë të afirmuar të Kategorisë së Parë, pse jo, dhe të Superiores, por do të marrim edhe lojtarë të huaj. Mund të them se njëri prej tyre vjen nga Brazili dhe është një nga ata lojtarë që do të bëjnë diferencën jo vetëm te Dinamoja. Jemi duke punuar për këtë pjesë dhe shumë shpejt do të konkretizojmë marrëveshjet.

Trajneri? Është konfirmuar në detyrë Fabricio Kamarata”, është shprehur për gazetën drejtuesi i klubit blu, Barushi. Largimi i parë zyrtar nga Dinamoja është mesfushori afrikani Kamara, i cili ka firmosur me Erzenin ditët e fundit.

F.RUPI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"