Dinamo kërkon kthesën ndaj Burrelit, por dy mungesa të rëndësishme shqetësojnë trajnerin Kamarata

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2020 | 14:00

Dinamo kërkon kthesën ndaj Burrelit, por dy mungesa të rëndësishme shqetësojnë trajnerin Kamarata

Dinamo kërkon kthesën mbas dy humbjeve në dy javët e fundit, që e zbritën sërish në vend të fundit në Grupin A. Kryeqytetasit do të ndeshen me Burrelin në shtëpi në fundjavë dhe drejtuesit e skuadrës blu kërkojnë me çdo kusht fitoren.dinamoooo

Trajneri Fabricio Kamarata ka vijuar përgatitjet me të tijtë dhe ndaj Burrelit do të ketë dy mungesa të konfirmuara. Sulmuesi Vilfor Hysa ka pasur një tërheqje muskulore, por përveç tij nuk do të jetë gati as mesfushori Aldo Qoshku, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe është i skualifikuar.

19- vjeçari dinamovit ka qenë lojtar stabël i formacionit gjatë këtij sezoni. Ai ka luajtur 17 ndeshje dhe është i vetmi lojtar te Dinamo që nuk ka munguar asnjë minutë, kështu që është mungesë e rëndësishme për trajnerin Kamarata.

Megjithatë, për Dinamon nuk ka asnjë justifikim. Situata është mjaft kritike sa i përket renditjes, ndaj dhe kthesa me Burrelin është detyrim.

Skerdilaid Sulozeqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"