“Dinamo ka fanellë të rëndë”, Kamarata: Kemi bërë merkato të mirë, por pres edhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2020 | 9:25

“Dinamo ka fanellë të rëndë”, Kamarata: Kemi bërë merkato të mirë, por pres edhe…

Dinamo ndeshet sot me Egnatian dhe synimi i kryeqytetasve është vetëm fitorja. Blutë kanë qenë tepër aktivë në merkato, duke bërë shumë ndryshime.DINAMO

Trajneri Kamarata, në një prononcim për “Panorama Sport”, flet për ndeshjen e sotme dhe objektivin. “Kemi bërë një merkato të mirë, kemi marrë lojtarë që kanë eksperiencë në këtë kategori. Tani në skuadër kemi ndërthurje midis të rinjve që ishin dhe lojtarëve me eksperiencë.

Kemi marrë disa lojtarë nga jashtë për të na dhënë një shtysë më shumë. Presim po ashtu edhe dy-tre lojtarë të tjerë. Natyrisht, në ndeshjen e parë për këtë vit vetëm fitorja më kënaq. Kam qenë sulmues dhe detyra ime ishte të shënoja që të fitonte skuadra.

Fabricio Kamarata

Di që kam përballë një skuadër të organizuar mirë, me lojtarë me përvojë. Dinamo, pavarësisht renditjes, ka një fanellë të rëndë dhe të gjitha skuadrat duhet të kenë respekt. Do të shohim ndeshje pas ndeshje për t’u ngjitur në renditje.

Objektivi ynë është të shpëtojmë nga rënia dhe të shpresojmë që çdo gjë të shkojë mirë”, ka thënë ish-lojtari i njohur italian.

S.Sulozeqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"