Dinamo ka ende shpresë, por në ndeshjen e sotme duhet vetëm fitorja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2020 | 8:23

Dinamo ka ende shpresë, por në ndeshjen e sotme duhet vetëm fitorja

Dy pikët e lëna me Tërbunin javën e kaluar e prishën disi atmosferën në kampin dinamovit, por shpresat e mbijetesës nuk janë shuar. Sot blutë presin në fushën e tyre Egnatian dhe do të bëjnë gjithçka për fitore, sepse në të kundërt do t’i thoshin lamtumirë Kategorisë së Parë.dinamo terbuni

Trajneri Fabricio Kamarata do të ketë të gatshëm kapitenin Boçi dhe mesfushorin-sulmues Damiano Pontreli, por do t’i mungojë Erald Kolgega, i ndëshkuar me karton të kuq ndaj Tërbunit. Në çdo rast, për Dinamon nuk ka asnjë justifikim, sot fitorja është jetike.

Kundërshtari vjen pas asnjë lloj presioni në këtë ndeshje dhe ka në përbërje lojtarë me shumë përvojë, ndaj dhe vlerësimi i stafit të Dinamos është maksimal për Egnatian. Bluve u duhet të lënë pas në renditje të paktën një nga rivalët, Tërbunin ose Veleçikun, për të shmangur rënien nga kategoria.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"