Dinamo godet në merkato, zyrtarizon ish-sulmuesin e Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 0:29

Dinamo godet në merkato, zyrtarizon ish-sulmuesin e Milanit

Dinamo nuk ka të ndalur në merkato. Skuadra kryeqytetase e cila militon në Kategorinë e Parë, Grupi A, ka zyrtarizuar një tjetër afrim në merkato. Bëhet fjalë për futbollistin italian, Mateo Ortolini. 19-vjeçari në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e moshave të Milanit, ndërkohë që së fundmi është aktivizuar te ekipi grek i Acharnaikos.

z4zVaaQ-_400x400

Lajmi për firmosjen e sulmuesit, është bërë zyrtarë nga vetë klubi nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Zyrtare/ Matteo Ortolani është lojtari më i ri i Dinamos.

I mbërritur pak ditë më parë në Tiranë, ai ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit dhe do të jetë pjesë e bluve në vazhdim.
19-vjeçari italian luan në pozicionin e sulmuesit dhe vjen nga ekipi grek i Acharnaikos. Më herët në sektorin e të rinjve ka qënë pjesë e moshave të Milan, Ternana dhe Cuneo.

oRTOLANI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"