Firmosin Turdiu dhe E.Xhafa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2014 | 9:10

Firmosin Turdiu dhe E.Xhafa

Kastrioti-Bylis 2-1, Turdiu ne aksionErald Turdiu dhe Erjon Xhafa kanë firmosur dje për një vit me Dinamon. Pas Thanës, Tahirajt e Duqit, drejtuesit e klubit blu kanë arritur të bindin dhe Erjon Xhafën dhe Erald Turdiun që të jenë pjesë e bluve për sezonin e ri futbollistik. Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë administratori i Dinamos, Ismet Saliaj, i cili në një bisedë për “Panorama Sport” ka pohuar se ditën e djeshme dy lojtarët e sipërpërmendur kanë firmosur kontratë 1-vjeçare me këtë skuadër. Ndërkohë që Saliaj ka bërë të ditur se problem në këtë skuadër mbetet sulmi. “Problemi ynë mbetet sulmi. Por, kur nuk kanë mbetur shumë orë nga merkato, ne duhet të lëvizim për të gjetur njeriun gol të skuadrës për sezonin e ri futbollistik. Dje kemi firmosur me dy lojtarë me peshë, siç janë Erald Turdiu dhe Erjon Xhafa. Tashmë na mbeten dhe Nertil Ferraj, Ermir Rezi dhe Feliks Udoh pa nënshkruar. Megjithatë, në orët në vijim, shpresojmë të mbyllim marrëveshjet pozitivisht edhe me këta futbollistë”, ka thënë fillimisht administratori.
Synimet Duke vijuar më tej, administratori i bluve shpreh edhe dëshira të tjera për dy pozicione të formacionit, mbrojtja dhe mesfusha. “Na duhen dy lojtarë, në mënyrë që skuadra të bëhet ‘top’ për këtë sezon. Përveç një sulmuesi, i cili do të na bënte shumë punë, pasi nuk e kemi një të tillë, neve na duhet një qendërmbrojtës dhe një mesfushor që do të na bënin punë për të ardhmen”, thekson Saliaj. Duket se vendet e lëna bosh nga Klodian Sulollari dhe Gerald Tushe, të larguar vetëm pak ditë më parë, u kanë hapur punë dinamovitëve, të cilët tashmë janë hedhur në sulm për t’i rikuperuar këto dy pozicione.
Problemi Dinamo ka një grup të mirë lojtarësh në përbërje, ndërsa mbetet për t’u afruar një sulmues. Megjithatë, stafi teknik po punon të “izolojë” formacionin dhe ta bëjë atë eficient për të ardhmen. Mirëpo, shqetësim kryesor në ditët e fundit të merkatos mbeten firmat në kontratë. Lojtarë me peshë si Ferraj, Udoh e Rezi nuk janë de fakto pjesë e Dinamos, pasi mungojnë firmat.
ERJON HAMITAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"