Dinamo e Zagrebit mposht Telushin dhe Pejiçin, Rrahmani “mesazh” Skënderbeut me gol (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2017 | 23:18

Dinamo e Zagrebit mposht Telushin dhe Pejiçin, Rrahmani “mesazh” Skënderbeut me gol (VIDEO)

Dinamo e Zagrebit ka fituar me rezultatin e pastër 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 6 të kampionatit kroat. Kundërshtari i Skënderbeut në “play-off”-in e Ligës së Europës ka mposhtur skuadrën e Sllaven Belupos ku aktivizohen Bruno Telushi dhe Pero Pejiç. Të dy këta të fundit e nisën ndeshjen si titullarë po u zëvendësuan përkatësisht në minutat 56 dhe 82.

rrahmani

Golat për Dinamon u shënuan nga Fioliç në minutën e 20 dhe Amir Rrahmani në minutën e 67. Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës filloi për herë të parë një ndeshje si titullar në radhët e Dinamos dhe arriti të shënonte golin e tij të parë, duke i dhënë një “mesazh” Skënderbeut para ndeshjes së kthimit në Elbasan, takim në të cilin gjatë një interviste për “Panorama Sport” u zotua se skuadra e tij do të shënojë shumë gola.

Pas 6 javësh, Dinamo e Zagrebit kryeson kampionatin kroat me 16 pikë teksa ka regjistruar 5 fitore dhe 1 barazim. Ndërkohë Sllaven Belupo renditet e 5-ta me 9 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Osijeku mposhti Inter Zapresiçin me rezultatin 3-0. Grezda e ndoqi të gjithë ndeshjen nga stoli, ndërsa Ejupi u aktivizua në minutën e 64-t dhe në të 69-n shënoi gol. Nga ana tjetër, Herdi Prenga nuk ishte grumbulluar nga Zapresiç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"