Dinamo, “e lodhur” nga shtyrja e kampionatit. “Blutë” presin përgjigje për miqësore nga ekipi i Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2020 | 22:21

Dinamo, “e lodhur” nga shtyrja e kampionatit. “Blutë” presin përgjigje për miqësore nga ekipi i Superiores

Në kampin e Dinamos shpresonin shumë se kampionati do të fillonte këtë fundjavë, pasi duken të lodhur nga zvarritja pa fund e tij, çka ka sjellë një lloj shpërqendrimi te futbollistët. Trajneri Fabricio Kamarata e ka shprehur disa herë shqetësimin e tij në lidhje me mungesën e një date zyrtare për nisjen e garës, sepse në situatën aktuale ai nuk di si të veprojë me futbollistët që stërvit çdo ditë.
Dinamo
Problemi më i madh për blutë është se futbollistët mund të humbasin gjithçka që përfituan gjatë fazës përgatitore nga ngarkesat dhe mund të paraqesin deficite fizike në ndeshjet e kampionatit. Miqësoret, që gjatë kësaj kohe kanë qenë të shumta, nuk mund t’i zëvendësojnë kurrsesi ndeshjet zyrtare. Gjithsesi, këto teste janë e vetmja mënyrë për t’i motivuar sadopak futbollistët dhe për në fundjavë po kërkohet një tjetër kundërshtar. Teuta është një kandidate për miqësore, por ende nuk ka një konfirmim nga dy klubet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"