“Dinamo e 2001-2002 ishte si një familje”, Daniel Xhafaj: Tirana mund ta humbasë titullin vetëm për fajin e saj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 30, 2020 | 18:04


“Dinamo e 2001-2002 ishte si një familje”, Daniel Xhafaj: Tirana mund ta humbasë titullin vetëm për fajin e saj

Ka luajtur me shumë ekipe në Shqipëri, por periudhën te Dinamo e cilëson si atë më të mirën gjatë karrierës së tij.Xhafaj

Bëhet fjalë për Daniel Xhafajn, i cili tashmë që ndodhet në Florida, por rikthehet të flasë për të kaluarën. Në një prononcim të dhënë për “Supersport”, Xhafaj është shprehur se te Dinamo në 2001-2002 ishin si një familje, duke thënë gjithashtu që të paktën për 3 vite nuk kthehet në Shqipëri si trajner.

“Shkollat në Florida u mbyllën dhe në këtë moment kemi pezulluar stërvitjet për shkak të Koronavirusit. Largimin nga Shqipëria e kam përjetuar pak keq. Eksperienca e parë në Amerikë ka qenë në Nju Jork. Më pas nuk mendova për veten, por për familjen dhe vendosa të kaloj në Florida, për një edukim më të mirë.

Skuadra më e mirë që ka luajtur? Është një pyetje e vështirë, çdo sezon ku kam luajtur kam pasur histori të mira dhe jo të mira. Mendoj se periudha e artë e Dinamos në 2001-2002, e them me plot bindje ishte një familje. Kishim lojtarë me eksperiencë në ekip. U bë një ndërthurje e mirë dhe them se ishte një ekip shembull për të gjithë. Kam pasur shumë kënaqësi të luaja në Durrës, ku kisha ngrohtësi me tifozët dhe klubin.xhafaj-3

Kampion kush shpallet dhe a do kthehesh si trajner në Shqipëri? Tirana ka bërë një punë shumë të mirë dhe mendoj se nuk e fiton dhe humbasin vetëm për fajin e tyre, nëse fillojnë avazet e vjetra. Mendoj se për të paktën 3 vite nuk rikthehem, për shkak të fëmijëve të mi që kanë nevojë për prezencën time. Mendoj se është mirë të vazhdoj si trajner në Amerikë dhe nuk i dihet të ardhmes.”, u shpreh Xhafaj.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com