Dinamo do kualifikimin përballë Kastriotit, Dede: Krutanët të fortë, do të jetë një sfidë interesante

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2023 | 9:16

Dinamo do kualifikimin përballë Kastriotit, Dede: Krutanët të fortë, do të jetë një sfidë interesante

Kampionati është parësor për Dinamon, që kërkon medoemos rikthimin në Superiore, por edhe Kupa e Shqipërisë është një kompeticion, ku blutë do të jenë shumë seriozë, siç kanë deklaruar që në fillim të sezonit. Kryeqytetasit luajnë sot në ‘Selman Stërmasi’ aktin e parë ndaj Kastriotit, ku shpresojnë të hedhin një hap drejt kualifikimit për në çerekfinale. Janë rikuperuar disa nga lojtarët që kanë pasur probleme kohët e fundit, si Denison, Mija e Imami, ndërsa jashtë mbetet Lilaj.

Dede

Trajneri Nevil Dede, si gjithmonë i përmbajtur në deklaratat e tij, për ‘Panorama Sport’ sfida e dyfishtë me Kastriotin do të jetë interesante, ndërsa shpreson që më tej të kalojë Dinamo.

“Kupa ka specifikën e saj, dihet, janë 180 minuta që vendosin për kualifikimin. Ne kemi punuar për këtë ndeshje, që shpresojmë ta kalojmë me sukses. Skuadrat e Kategorisë së Parë janë pak të favorizuara në këtë kompeticion aktualisht, sepse nuk kanë ngarkesën e skuadrave të Superiores në këtë moment, që luajnë çdo tri ditë. Në këtë aspekt jemi të favorizuar, por është e qartë që çdo gjë e tregon fusha. Dinamo do të japë më të mirën në Kupë, edhe pse prioritet kemi kampionatin. Gjendja e skuadrës është e mirë dhe shpresoj të bëjmë një ndeshje të mirë”, ka thënë fillimisht trajneri i bluve.

KASTRIOTI “A e kam parë Kastriotin? Po, e kam parë, pasi tani ndeshjet transmetohen në televizor dhe kemi mundësinë t’i ndjekim. Kastrioti është një skuadër e fortë, e ka treguar me rezultatet që ka arritur deri tani në Superiore. E vlerësojmë këtë kundërshtar. Megjithatë, mendimi im është se do të jetë një sfidë interesante 180-minutëshi ndaj tij. Ne besojmë se do të bëjmë një paraqitje të mirë dhe që mund të kualifikohemi, por pastaj është fusha ajo që tregon gjithçka. Dinamo do të jetë serioze, si gjithmonë”.

MERKATO Për çështjen e merkatos trajneri i Dinamos nuk preferon të flasë shumë: “Merkatoja është ehapur dhe nuk e dimë çfarë dotë ndodhë. Kuptohet, çdoskuadër do që të ketë sa mëshumë lojtarë cilësorë, sepsekështu rritet konkurrenca brenda grupit. Të shohim çfarë dotë ndodhë deri në mbylljen zyrtare të merkatos”, ka pohuar Dede.

Nga Dinamo janë larguar portieri Simoni dhe sulmuesi Rexhinaldo, ndërkohëqë janë afruar Zhivanaj, Ndreudhe Gjoni. Aktualisht drejtuesite klubit janë fokusuar te porta dhe pritet që deri në fundta kenë gjetur një ‘gardian’cilësor.

FATJON RUPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"