“Dinamo do ishte shkrirë si skuadër”, Allmuça: Ju tregoj vështirësitë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2019 | 23:42

“Dinamo do ishte shkrirë si skuadër”, Allmuça: Ju tregoj vështirësitë…

Igli Allmuça dha dorëheqjen javën e shkuar nga drejtimi i skuadrës së Dinamos, teksa i la vendin trajnerit italian, Mauro Manzoni. I ftuar në studion e emisionin “Sport News Plus” të moderatores Daljana Sejdia, në televizionin “Neës 24”, Allmuça foli me superlative për skuadrën ai drejtoi duke u shprehur:

bandicam 2019-10-20 22-02-03-732

“Dëshira për ta parë Dinamon në Superiore nuk është shuar. Unë kam nostalgji për atë skuadër, sepse kam filluar futbollin atje, kam dalë 2 herë kampion, kam nisur karrierën e trajnerit. Falenderoj bashkëpuntorët dhe administratorin Saliaj. Dinamo do ishte shkrirë si skuadër po mos ishte administratori Saliaj. Me vështirësi i kanë gjetur financat. Vëllezërit Nuri e kanë ndihmuar skuadrën. Japin lekë dhe nuk duan të dalin në media.

Duhet t’i falenderojmë të gjithë. Ne shpresojmë që gjërat do lëvizin për mirë. Duhen falënderuar edhe tifozët e Dinamos. Ata vazhdimisht e kanë ndjekur skuadrën. Shpresoj që ta shikojnë në nivelet ku i takon. Shpresoj që drejtuesit e rinj të bëjnë mirë dhe të kenë ardhur me ambicie të mira. Gjithë komuniteti sportiv do që Dinamo të jetë mirë dhe të rikthehet në elitë.

“Teuta është skuadër e qetë. Hapat fals i kalon më me lehtësi. Ka krijuar fizionomi loje. Po merr rezultat. Një skuadër që të dalë kampion duhet të pësojë sa më pak gola. Teuta e ka këtë gjë. Mbron shumë mirë si skuadër. Në qoftë se trinomi, drejtues-trajner-skuadër funksionon shumë mirë, atëherë skuadra ecën”, u shpreh Allmuça.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"