“Dinamo do fitoren ndaj Bylisit”, trajneri Kamarata: Kënaqësi të luajmë në Kupë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2020 | 12:34

“Dinamo do fitoren ndaj Bylisit”, trajneri Kamarata: Kënaqësi të luajmë në Kupë

Dinamo e ka nisur mbarë sezonin e ri, pasi ka fituar në turin e parë në Kupë ndaj Maliqit e gjithashtu ka arritur të marrë një fitore bindëse në kampionat ndaj Erzenit në Shijak.

Fabricio-Kamarata-300x298

Trajneri Fabricio Kamarata kërkon vetëm fitore nga blutë. Dinamo do të ndeshet ndaj Bylisit në Kupë dhe në prononcimin e dhënë për “Panorama Sport”, trajneri Kamarata pohoi se e respekton kundërshtarin, por dinamovitët do të luftojnë për ta fitu- ar ndeshjen. “Është një ndeshje e rëndësishme për ne, pasi luajmë me një skuadër të mirë, pjesëmarrëse në Kat- egorinë Superiore.

Është kënaqësi për ne që do të përballemi me një ekip të një kategorie më të lartë dhe do të jetë një ndeshje e bukur. Në Kupë ne do të luajmë gjithmonë për të fituar të gjitha ndeshjet, sigurisht me respekt për skuadrat e tjera, por normalisht do të bëjmë punën tonë dhe do të kërkojmë më të mirën për Dinamon”, tha trajneri italian.

Dinamo

Nëse kjo ndeshje ka marrë vëmendjen e duhur dhe tekniku do të hedhë në fushë formacionin e parë, trajneri shprehet se pa dyshim që do të aktivizojë lojtarët më të mirë dhe ekipi do të bëjë ç’është e mundur për të nderuar fanellën e Dinamos. “Sa i përket përbërjes, unë gjithmonë hedh në fushë formacionin më të mirë që kam në dispozicion. Do të zbresim në fushë edhe ndaj Bylisit për të bërë gjithçka të mundshme si Dinamo”, përfundoi trajneri italian për gazetën.

S. SULOZEQI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"