Dinamo, brenda javës firmoset kontrata me italianët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2019 | 21:39

Dinamo, brenda javës firmoset kontrata me italianët

Brenda kësaj jave pritet që te Dinamo të firmoset kontrata për kalimin e pronësisë së klubit te kompania italiane e përfaqësuar nga biznesmeni Marko Pontreli. 

Dinamo

Akordi mes palëve është arritur dhe burime pranë klubit blu bëjnë me dije se pritet rikthimi i Pontrelit nga Italia që gjithçka të marrë formë zyrtare. Gjithsesi, puna ka filluar tashmë dhe drejtuesit e rinj po përpiqen ta përmirësojnë sa më shumë situatën. Për grupin e futbollistëve nuk kanë çfarë të bëjnë dhe duhet të presin detyrimisht janarin për të bërë ndërhyrjet e duhura për forcimin e grupit.

Me firmosjen e kontratës, do të bëhet edhe rishikimi i kontratave të futbollistëve aktualë. Ekipi është kompletuar ditë më parë me bazën materiale, ndërkohë që stafi teknik po mundohet ta përgatisë dhe motivojë sa më mirë grupin e futbollistëve për ndeshjet në vazhdim. Në ndeshjen me Korabin, Dinamo bëri një paraqitje të mirë, por një penallti e dyshimtë në shtesë i hoqi pikën. Ndeshja e radhës është me Kastriotin.

Skerdilaid Sulozeqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"