Dinamo bën merkato edhe në stafin teknik, vjen përgatitësi atletik i klubit të njohur italian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2020 | 23:13

Dinamo bën merkato edhe në stafin teknik, vjen përgatitësi atletik i klubit të njohur italian

Dinamo bën merkato edhe në stafin teknik. Dario Dian, përgatitës atletik, është pjesëtari më i ri i stafit të bluve, që tashmë plotësohet. Sezonin e fundit Dian ka qenë pjesë e klubit të Peskarës dhe tashmë i është përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentit të Dinamos, Marko Pontreli.

dinamo

Ai ka nisur menjëherë punën me skuadrën kryeqytetase. Trajneri Fabricio Kamarata tashmë ka një staf të kompletuar, ku ndihmës i tij është Olsi Uku, ndërsa përgatitësi i portierëve, Mario Bytyçi. Blutë ndërkohë mbeten aktivë në merkato, veçanërisht për një portier, pas largimit të Kukës.

Miraka ishte një kandidat, por ai ka shkuar në Burrel dhe drejtuesit e Dinamos po shohin pista të tjera. Gjithashtu, në planet e drejtuesve dinamovitë është edhe një sulmues. Më parë me blutë janë bashkuar disa lojtarë të njohur të Kategorisë së Parë, si 4 pogradecarët Pere, Alillari, Berberi dhe Hidri, si dhe Hyseni që vjen nga Tërbuni. Ka firmosur edhe braziliani Uelber dhe pritet patrioti i tij, Diogo Maranhao, që konsiderohet si blera më e bujshme e klubit kryeqytetas. Merkatoja mbetet e hapur.

F.RUPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"