Dinamo bën goditjen e bujshme në merkato, zyrtarizohet futbollisti brazilian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2020 | 17:30

Dinamo bën goditjen e bujshme në merkato, zyrtarizohet futbollisti brazilian

Pak ditë më parë Dinamo nëpërmjet faqes zyrtare, njoftonte se drejtuesit po punonin për një transferim të bujshëm në këtë merkato, teksa në informacionin e dhënë thuhej se ishte 25-vjeçar nga Brazili dhe luante si trekuarist.F79211FE-E38C-457F-B9E4-8D11CC29206F

Pikërisht lojtari në fjalë është Diogo Armando Lopes da Silva. Ditën e sotme klubi dinamovit ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me futbollistin dhe sezonin e ri ai do të mbajë veshur fanellën e kryeqytetasve.

Këta të fundi kanë si objektiv rithimin në Superiore dhe për këtë arsye në skuadër janë bërë afrime të shumta cilësore, siç është edhe ky i fundit.

Njoftimi i klubit:

FK Dinamo tregon muskujt, sjell në shtëpi brazilianin e fortë Diogo Armando Lopes da Silva për një kontratë 3-vjeçare. Presidenti Pontrelli me perfaqësuesin e tij Blu në Brazil, ish-kampionin e Interit Soares de Souza mbyllën marrëveshjen dhe lojtari momentalisht po kryen vizitat mjekësore si dhe analizën me tampon për Covid.
Në ditët në vazhdim lojtari do të zbarkojë në Tiranë.

0D552B13-07E9-427B-A78D-341135C0BC66

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"