Dinak dhe shpikës, ja pse Broja është sulmuesi i duhur për Uest Hemin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2022 | 20:22

Dinak dhe shpikës, ja pse Broja është sulmuesi i duhur për Uest Hemin

Një nga prioritetet e Uest Hemit në merkato do të jetë shtimi i një tjetër sulmuesi në skuadrën e tyre. David Mojes është mbështetur te Mikael Antonio, i cili është tashmë në moshën 32- vjeçare, dhe trajneri kërkon patjetër edhe një alternativë më shumë për të udhëhequr sulmin.

broja

Aftësitë ajrore dhe driblimi në thellësi, pa lëvizje të ndërlikuara pasimi janë kriteret specifike të një sulmuesi që kërkon Mojes, që shumë mirë me to përshtatet Armando Broja, të cilin ekipi anglez kërkon që ta blejë nga blutë e Çelsit. Por pse është Broja i duhuri për Uest Hemin?

ANALIZA- Në Angli, faqja “The football faithful” i ka bërë një analizë të detajuar ku shpjegohet se 20-vjeçari i Kombëtares shqiptare është pikërisht ai që përshtatet më shumë me lojën e Uest Hemit. Broja është një sulmues tepër atletik. Korniza e tij dhe inteligjenca me të cilën ai përdor trupin e tij i mundëson atij të fitojë duele mbresëlënëse në ajër. Ai është ndërtuar i fortë në pjesën e sipërme të trupit, një aset i dobishëm për të mbajtur larg mbrojtësit kur zotëron topin me shpinë nga porta. Megjithatë, forca dhe përmasat e tij nuk ulin shpejtësinë e tij, dhe Broja është gjithmonë i pranishëm me lëvizjet e tij.

Pavarësisht se shënoi vetëm 6 gola në kampionat për Sauthemptonin këtë sezon, shqiptari ka treguar se ka një repertor të gjerë realizimesh. Ai mund të jetë dinak dhe shpikës përpara kuadratit, duke gjuajtur me pjesën e jashtme të këmbës ose duke goditur papritur kur mbrojtësit supozojnë se ai do të bëjë një lëvizje. Broja ka një ngritje të ulët prapa kur gjuan, duke e lejuar atë të përfundojë në mënyrë efektive në zona të ngushta ose kur mbyllet nga lojtarët kundërshtarë.

I DUHURI- Ndoshta më e rëndësishmja për Uest Hemin është që ai realizon shumicën e goditjeve të tij në lëvizje. Ai shkëlqen në kundërsulm, duke bërë vrapime inteligjente për të arritur në pozicionet optimale të shënimit. Ajo që e dallon nga sulmuesit e tjerë është qetësia e tij.

Shumë sulmues mund të panikosen kur janë ballë për ballë me një mbrojtës ose me një portier, por Broja nuk vuan nga kjo pjesë, dhe është jashtëzakonisht i ftohtë para portës. Kjo është arsyeja pse ai dalloi te Sauthemptoni, i cili kryesisht krijon raste shënimi nga kundërsulmi dhe ndryshimi i lojës me topa të gjatë, kështu që ai duhet të jetë lojtari më i zgjuar në stadiumin e Uest Hemit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"