Dimri i madh i Lionel Mesit, ja sa ndeshje ka pa shënuar gol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shkurt 17, 2020 | 16:03


Dimri i madh i Lionel Mesit, ja sa ndeshje ka pa shënuar gol

Më në fund mund ta themi se Lionel Mesi dhe goli nuk po kalojnë një moment të mirë me njëri-tjetrin. Për herë të parë në gjashtë vitet e fundit, Leo Mesi nuk ka arritur të shënojë gol prej 4 javësh radhazi. Ndoshta nuk është shqetësuese, por ecuria e tij negative nisi në “Mestaja” kundër Valencias, vazhdoi ndaj Levantes dhe Betisit dhe përfundoi (për momentin) ndaj Getafes. 

messi-mallorca-gol

“Pleshti” nuk ka arritur që të gjejë rrugën e rrjetës kundër portierëve Domenek, Aitor, Xhoel dhe David Soria. Ai ka arritur të godasë portën kundërshtare 30 herë në ndeshjet e fundit, edhe pse nga ndeshja në ndeshje ai e godet gjithnjë e më pak portën. Kundër Getafes provoi të shënonte me kokë dhe me goditje dënimi, por nuk ia doli që ta dërgonte topin në rrjetë. Nuk ka pasur shumë fat, por gjithashtu ka pasur probleme.

Kapiteni i katalanasve nuk është në momentin e tij më të mirë fizik. Ka shqetësime në këmbë dhe ajo e pengon të bëjë shpërthime. Situata është shqetësuese kur ndeshjet e ardhshme do të jenë ndaj Napolit në Ligën e Kampioneve dhe ndaj Realit të Madridit në kampionat. Gjashtë sezone më parë, Leo Mesi qëndroi 13 javë pa shënuar, por duhet përmendur fakti që në 5 prej tyre ai nuk luajti për shkak të dëmtimit. Kjo do të thotë se ecuria e tij më negative ka qenë 8 javë pa shënuar dhe në këtë sezon ka bërë gjysmat e tyre.

Megjithatë, “Pleshti” vazhdon të jetë shumë i rëndësishëm në fushën e lojës. Ndaj Getafes dha asistin për Grizmanin dhe në total janë 6 asiste në 3 ndeshjet e fundit të kampionatit. Është e qartë që i mungon goli. Nuk janë vetëm 4 javët në kampionat, por edhe ndeshja e Kupës së Mbretit ndaj Bilbaos. Portieri Unai Simon arriti ta ndalte fituesin e “Topit të Artë”. Një tjetër statistikë domethënëse është fakti që në javën e 24- t të kampionatit spanjoll ai ka arritur të shënojë vetëm 14 gola.

Lionel-Messi-hat-trick

Po flasim për një lojtar që zakonisht shënon nga 50 gola në sezon. Leo është golashënuesi me më pak gola në La Liga që nga sezoni 2001- 2002 kur Klajvert, Katanja dhe Raul kishin 11 gola. Mesi nuk është aspak i shqetësuar dhe tifozët e Barcelonës gjithashtu. Të gjithë e dinë se nga momenti në moment ai do të zhbllokohet dhe do të udhëheqë formacionin drejt sukseseve këtë sezon.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com