“Dimë t’i përballojmë të mëdhatë”, Krasniqi, ‘SMS’ Shehit: Profesor, të mundim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2020 | 23:24

“Dimë t’i përballojmë të mëdhatë”, Krasniqi, ‘SMS’ Shehit: Profesor, të mundim

Padyshim që në Sh kodër ishte lojtari i ndeshjes në radhët e Skënderbeut, sepse mjaftuan shtatë minuta në fushë për t’i dhënë tri pikë shumë të rëndësishme korçarëve. Blerim Krasniqi duket se tashmë ka lënë pas dëmtimin që e vuante gjatë, por është gati dhe i shpall “luftë” Kukësit për ndeshjen e radhës. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, sulmuesi i Skënderbeut flet jo vetëm në lidhje me gjendjen e tij, por edhe për përballjen më Kukësin.krasniqi muzaka

Blerim, vetëm 7 minuta ju mjaftuan për të shënuar. Çfarë ndjeve?

Padyshim që për mua ishte diçka shumë e veçantë dhe e rëndësishme. Mund të them se pata ndjesinë se diçka do të ndodhte në ato minuta, pasi loja që po zhvillonim ishte mjaft e mirë deri në ato momente. Më pas erdhi ai aksion në minutat e fundit dhe ia dolëm të ktheheshim me tri pikët.

Tek ai aksion besuat deri në fund se do të shënonit?

Po patjetër, ishte një pasim mjaft i mirë nga Ndeki që na nxori në superioritet numerik. Ishim tre kundër dy dhe kjo ma jepte më shumë besim.

Më pas edhe kjo fitore me Luftëtarin…

Po, ishte një fitore e rëndësishme sepse siguruam tri pikë dhe vijimësinë. E vlerësuam takimin, pasi në atë ndeshje të luajtur në Gjirokastër pësuam nga gabimet tona, prandaj nuk e ulëm përqendrimin derisa shënuam. Duhet ta kishim mbyllur më shpejt, por i rëndësishëm është trepikëshi.

2020-a ishte një vit i mbarë për ju, pasi ka nisur më së miri…

Po, kemi treguar formë të mirë dhe kemi marrë rezultate. Po kalojmë momente të mira dhe janë deri tani rezultate pozitive. Të shpresojmë që të vazhdojmë gjatë kështu.avdyli krasniqi

Këtë javë luani me Kukësin, ia del ky Skënderbe në këtë formë?

Ne jemi në një rrjedhë rezultatesh dhe lojëra të mira. Në këto kushte, i gjithë ekipi është duke kaluar momente të mira dhe besimi është maksimal. Besojmë shumë, pasi kemi treguar se ndaj ekipeve të forta zhvillojmë ndeshje të mira. Jo më kot ndaj tyre kemi marrë dy barazime në dy ndeshje të luajtura dhe mbi të gjitha duke treguar lojë të mirë.

Do të përballeni me Shehin. Si e shikoni?

Do të jetë një ndeshje e veçantë, por futbolli profesionist kështu e ka. Për profesor Shehin kemi respekt dhe konsideratë të madhe, pasi kemi punuar në një sezon të vështirë duke arritur rezultate të mira. Do të jetë përballje e bukur.blerim krasniqi

Sa ju ka penalizuar ai dëmtim?

Shumë, kam pasur tërheqje dhe pse jam rikuperuar në javët e kaluara kisha probleme me akselerimin (shpejtësinë). Ishte vështirë, pasi nuk po merrja dot maksimumin nga vetja.

Kur do të jetë gati Krasniqi në 100%?

Unë jam gati. Besoj se gjithçka e kam lënë pas tani dhe jam mirë. Tani e di trajneri se kur e mendon të arsyeshme dhe se kë mendon të hedhë në fushë nga minuta e parë.

LLAZI SARO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"