Postuar: Gusht 8, 2022 | 21:58
Dilemat për të ardhmen, klubi i La Ligës i bën ofertë zyrtare futbollistit shqiptar
Futbollisti me origjinë shqiptare, Enis Bardhi, mund të vijojë të mbetet në La Liga. Sipas raportimeve që vijnë nga Spanja, klubi i Elçes, që militon në elitën e futbollit iberik, i ka bërë ofertë zyrtare Levantes dhe është e interesuar për shërbimet e mesfushorit shqiptar.
Bardhi ka refuzuar disa oferta, pasi dëshiron të mbetet në Spanjë, ku luan prej 5 vitesh. Ai më herët ka refuzuar Olimpiakosin, DC Junajtid, Brentfordin dhe Torinon, teksa gjasat janë të mëdha që të transferohet te skuadra e Elçes.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"