Dilemat për të ardhmen e Shaland, ja shuma e majme që duhet t’i paguajë FFK-ja në rast shkarkimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2021 | 21:04

Dilemat për të ardhmen e Shaland, ja shuma e majme që duhet t’i paguajë FFK-ja në rast shkarkimi

Dy humbjet ndaj Spanjës dhe Suedisë, kanë lënë shenjë të hidhur tek përfaqësuesja dardane, ku kanë qenë të shumtë tifozët të cilët kanë kërkuar shkarkimin e trajnerin, Bernard Shaland.

shaland 1

Shaland është kritikuar për zgjedhjet e tij jo-korrekte dhe për mungesë impenjimi, duke lënë jashtë shumët lojtarë që po luajnë mirë në kampionatet respektive.

Por jo çdo gjë është aq e thjeshte pasi një shkarkim i tij pa mbaruar kontratat do t’i shkaktonte FFK-s 400 mijë euro humbje shkruan ‘’Indeksonline’’, një shumë e lartë kjo nisur dhe nga rroga e zviceranit i cili paguhet 25 mijë euro në muaj. Nuk dihet se si do të shkojnë gjërat, por priten zhvillime të shumta për sa i përket kësaj çështje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"