Dilemat për formacionin ndaj Skënderbeut, Starova e provon me tre qendërmbrojtës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2018 | 19:52

Dilemat për formacionin ndaj Skënderbeut, Starova e provon me tre qendërmbrojtës

Pas humbjes me Kukësin, Partizani ka nisur punën për transfertën e Korçës, ku shpresohet që të mos dilet pa pikë. Për këtë sfidë, stafit teknik i kthehen tre titullarë, Batha, Trashi dhe Progni, por sërish mungesat mbeten të konsiderueshme. Telushi, Kalari dhe Kulum janë të konfirmuar si mungesa, pa i shtuar edhe të zakonshmit, Çani dhe Fejzullahu.

partizani1

Për sfidën ndaj Skënderbeut, ka dilema në kampin e kuq sa i përket përcaktimit të njëmbëdhjetëshes, që do ta nisë takimin e së shtunës. Në dy ditët e fundit, stafi teknik ka provuar disa skema loje, kështu që formacioni i mundshëm për këtë takim mund të vendoset edhe disa orë para ndeshjes. Të mërkurën, Starova praktikoi disa lëvizje në fazën ofensive, pasi dihet që marrja e pikës mbetet prioritet. Por nga ajo që është parë në seancën e djeshme, pika në Korçë mund të merret edhe duke krijuar një “bunker” në mbrojtje.

partizani

Gjatë seancës së djeshme, është punuar shumë te skema me tre qendërmbrojtës dhe me dy mbrojtës anësorë, që në fazën sulmuese kryejnë “pistonin”. Pra, nga 5-3-2 kur sulmon kundërshtari, moduli ndryshon në 3-5-2, apo 3-4-3 kur “demat” kalojnë në sulm. Treshja e qendrës së mbrojtjes u përbë nga Belica, Gojkoviç dhe Atanda, ndërsa Ibrahimi dhe Kotobelli janë “pistonat” anësorë. Kjo skemë me tre qendërmbrojtës nuk funksionoi ndaj Kukësit, pasi pikërisht pas hyrjes së Atandës në fushë, të kuqtë u çorientuan në fazën mbrojtëse.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"