Dilemat për formacionin, Laçi gati për triumfin e dytë radhazi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2020 | 9:09

Dilemat për formacionin, Laçi gati për triumfin e dytë radhazi

Laçi i trajnerit Stavri Nica luan sot provën e vazhdimësisë, ku pas fitores së thellë 6-1 me Apoloninë kurbinasit shkojnë në Korçë për suksesin e dytë radhazi. Lëvizjet në stolin drejtues bënë që edhe ekipi të shkundet, por edhe trajneri Nica ka pikëpamjet e tij për formacion, që dallojnë deri diku.
Laci-Apolonia 1 minute heshtje
Kështu që për takimin e sotëm ka disa dyshime në lidhje me formacionin, pasi lojtarët që po vijnë nga dëmtimet nuk quhen akoma 100% gati. Por Nica ka lënë të kuptojë se nuk është fort i bindur te ndonjë nga titullarët e fillimsezonit. Pikërisht bëhet fjalë për brazilianin Teko, i cili është në balotazh me të riun Fatmir Prengaj.

Duke ditur karakterin e Stavri Nicës, trajner që përkrah të rinjtë, gjasat janë që ndaj Skënderbeut Fatmir Prenga të preferohet para brazilianit. Regi Lushkja nuk është koma gati dhe gjasat janë që të jetë Kërçiku titullar, pas paraqitjes së mirë që ka bërë së fundmi.

Pozitiv për kurbinasit është se shkojnë në Korçë me moral të lartë dhe me sulmuesit e zhbllokuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"