Dilemat e titullit, Liverpuli bëhet për… psikolog

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2020 | 9:46

Dilemat e titullit, Liverpuli bëhet për… psikolog

 Liverpuli ka nisur të këshillojë futbollistët, duke u dhënë atyre udhëzime përmes psikologut të skuadrës se titulli i Premier Ligës nuk është në dorën e tyre dhe ata nuk duhet të ndiejnë kurrsesi peshë për atë që po i ndodh sezonit për shkak të pandemisë së Koronavirusit.

Liverpuli

“Daily Mail” ka zbuluar se psikologu i Liverpulit, Li Riçardson, u ka dhënë lojtarëve këshilla sesi të përballojnë me lehtësi edhe nivelet e ankthit dhe ka paralajmëruar që ata të mos postojnë asgjë në rrjetet sociale gjatë këtyre ditëve që mund të konsiderohet e ndjeshme për ndjekësit e tyre.

Përpara se të ndërpritej kampionati, skuadra e Jyrgen Klopit kishte arritur një avantazh prej 25 pikësh nga vendi i dytë, Mançester Siti dhe ajo është vetëm dy fitore larg titullit të parë kampion pas 30 vitesh.

ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"