Dilema për titullarët, Kamza me 3 mungesa të sigurta ndaj Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2018 | 10:29

Dilema për titullarët, Kamza me 3 mungesa të sigurta ndaj Tiranës

Kamzalinjtë do të vijnë në këtë takim me një ekip të rinovuar me emra të rinj. Kjo si shkak e mungesave të shumta, si në ndëshkimet me kartonë, po ashtu edhe me dëmtimet. Bëhet fjalë për lojtarë titullarë si Teqja dhe Malaj. Dhe për të mos mjaftuar këto, ajo do të ketë edhe disa mungesa artificiale, siç janë disa prej lojtarëve të pezulluar pas një vendimi të klubit, për mosimpenjim në ndeshjet e kaluara të kampionatit.

Kamza

Mbi bazën e këtyre mungesave, trajneri Klodian Duro ka ndërtuar dhe formacionin që do të luajë sot kundër Tiranës. Por, ajo që ka tronditur dje stafin ka qenë dëmtimi në stërvitjen e fundit i mbrojtësit Erlis Frashëri, i cili është në dyshim për t’u aktivizuar. Në pikëpyetje janë edhe Idrizaj e Beqiri, të cilët vijnë pas dëmtimeve. Ndërkohë, mungesë pritet të jetë edhe sulmuesi Roloviç, i cili nuk është stërvitur ditët e fundit me grupin.

formacioni i mundshem

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"